Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ligji e përcakton se të vrarët në Kumanovë duhet të varrosen me ceremoni shtetërore

by te Sheshi
24/05/2015
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Ligji e përcakton se të vrarët në Kumanovë duhet të varrosen me ceremoni shtetërore

 Nga Bashkim Kastrati

Vrasja e nëntë shqiptarëve të Kosovës në Kumanovë, përveç që është shoqëruar me paqartësi të shumta dhe me acarim të tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, tek institucionet e Kosovës ka shkaktuar dhe një “kokëçarje” se a duhet që të vrarët në Maqedoni të varrosen me ceremoni shtetërore – ushtarake.

Të vrarët ishin edhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kishin pozita të larta, p.sh Beg Rizaj ishte komandant i një njësiti të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit dhe sipas Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çdo veteran duhet të varroset me ceremoni shtetërore dhe t’i hiqen shpenzimet e varrimit.

Ky ligj në nenin 33 “shpenzimet e varrimit” në paragrafin 1 thotë se “ministria heq shpenzimet e varrimit të veteranit” dhe në paragrafin 2 thotë se “ministria përkatëse për siguri përcakton rregullat dhe procedurat për ceremoninë e varrimit me nderime ushtarake”.

Pra në ligj nuk janë të specifikuara rrethana tjera që do ta përjashtonin këtë nen, që nënkupton se ky ligj duhet të respektohet dhe të vrarët në Kumanovë të varrosen me ceremoni shtetërore, kjo për faktin se ishin veteran të UÇK-së në Kosovë.

Por fakti se ata janë vrarë në Maqedoni ka shkaktuar vështirësi, sidomos tek institucionet për shkak të aspekteve politike, sepse një ceremoni e tillë ndoshta do të konsiderohej përkrahje për luftimet që ata kanë bërë atje dhe në anë tjetër mosvarrimi me ceremoni ushtarake do të ishte shkelje e ligjit.

Ndërsa ka pasur edhe deklarata duke u thirrur në Ligjin për Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Vendit që mund të jetë pengesë për të vrarët, apo edhe do të ketë përgjegjësi penale për ata që janë arrestuar në Maqedoni.

Por ky ligj është shumë përgjithësues dhe nuk specifikon asgjë për rastin konkret. Neni 3 i këtij ligji në paragrafin 1 thotë se “Kushdo që organizon, rekruton, udhëheqë apo trajnon personat ose grupe të personave me qëllim të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vite”.

Ishin veteranë të luftës së UÇK-së, varrimi duhet të bëhet me ceremoni shtetërore

Në lidhje me këtë çështje Avokati Arianit Koci, ka thënë për tesheshi.com se pavarësisht komenteve dhe deklaratave të ndryshme që kanë dalë në opinion, Ligji për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e përcakton se ata që janë veteran të UÇK-së, duhet që të varrosen me ceremoni shtetërore, të parapara në ligjin në fjalë.

“Veteranët e UÇK-së, që kanë rënë në Kumanovë, duhet patjetër të varrosen me ceremoni shtetërore”, ka thënë Koci.

Ai thotë se Ligji për Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Vendit, nuk përbën asnjë pengesë në këtë drejtim që ata të mos varrosen me ceremoni shtetërore, sepse sipas tij nuk ka pasur luftë në shtetin fqinjë Maqedoninë.

“Sa i përket Ligjit Kundër Pjesëmarrjes në Luftëra të Huaja, në rastin konkret nuk mund të aplikohet. Përleshja e armatosur në Kumanovë, nuk është juridikisht e cilësuar si luftë. Pra shumëkush e ka interpretuar gabimisht Ligjin Kundër Pjesëmarrjes në Luftëra të Huaja në rastin e Kumanovës”, theksoi Koci.

Gjithashtu edhe një juriste në kushte anonimiteti ka thënë për tesheshi.com se Ligji Kundër Pjesëmarrjes në Luftëra të Huaja nuk mund të penalizojë askënd nga grupi që ishin në Maqedoni për faktin se ai vend zyrtarisht nuk ka qenë në luftë.

Në anën tjetër Zona Operative e Dukagjinit në të cilin ishin Mirsad Ndrecaj, Xhafer Zymberi, si dhe Beg Rizaj, ka paralajmëruar se do ta bëjë vetë varrimin nëse një gjë të tillë nuk e bën FSK-ja.

Kryetari i shoqatës së veteranëve të luftës të kësaj zone, Avdyl Mushkolaj ka thënë se e kanë në plan për t’ia nisë FSK-së një kërkesë për nderime ushtarake gjatë varrimit. Dhe, nëse do të ketë përgjigje negative, vetë veteranët kanë në plan t’i nxjerrin nga sirtarët uniformat e UÇK-së dhe të ofrojnë nderimet.

“Ne do t’ia bëjmë një kërkesë ushtrisë sonë. Nëse nuk përgjigjet, ne i kemi veteranët që do t’i veshim me uniforma dhe pa nderime nuk do t’i përcjellim”, ka thënë Mushkolaj.

Gjithashtu Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), vlerëson se kosovarët e vrarë në Kumanovë, të cilët kanë qenë veteranë të UÇK-së, do duhej të varroseshin me ceremoni të cilat parashihen në Ligjin për Veteranët. Sipas këtij subjekti politik, kjo është e përcaktuar me ligj dhe duhet të respektohet nga institucionet shtesore të Kosovës. /tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
Maqedonia dhe Mali i Zi shkaktojnë skandal votimesh në Eurovision

Maqedonia dhe Mali i Zi shkaktojnë skandal votimesh në Eurovision

Policia turke ndaloi 20 persona të dyshuar si përkrahës së “strukturës paralele” të Gylenit

Policia turke ndaloi 20 persona të dyshuar si përkrahës së “strukturës paralele" të Gylenit

Ermir Gjinishi: Përkrahësit e gylenizmit, “jeniçerët” e rinj të otomanizmit utopik

Ermir Gjinishi: Përkrahësit e gylenizmit, “jeniçerët” e rinj të otomanizmit utopik

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni