Si asnjëherë më parë, Liga e Europës është bërë gjah për skuadrat e mëdha që nuk gjejnë vend në Ligën e Kampionëve, me pretekst biletën për kompeticionin më të rëndësishëm në Europë sezonin e rradhës. Kështu, shorti ka përcaktuar përballje interesante qysh në këtë fazë të garave, ku veçohen ato ndërmjet Dortmundit dhe Portos, Fiorentinës dhe Tottenham, Villarreal – Napoli dhe Marsejë – Athletic Bilbao.
Sevilla do të fillojë mbrojtjen e titullit përballë befasisë Molde; Manchester United do ndeshet me Midtjylland, ndërsa skuadra tjetër angleze Liverpool përballë do ketë Augsburgun.
Në duelet tjera takohen:
Valencia – Rapid Wien
Fenerbahçe – Lokomotiva Moskës
Anderlecht – Olympiacos
S.Praga – Krasnodar
Galatasaray – Lazio
Sion – Braga
Shakhtar – Schalke
S.Lisbona – Bayer Leverkusen
St.Etienne – Basel
/tesheshi.com/