Sipas një studimi të kryer në SHBA, përfshirja e rrushit në dietë, mbron retinën e syve.
Sëmundja e retinës është një çrregullim i syve që shkakton dëme në pjesën e pasme të syrit, por që luan një rol kyç në shikim. Një prej simptomave kryesore të shkatërrimit saj është humbja e shikimit, verbëri gjatë natës, ndjeshmëri ndaj dritës, etj.
Një studim i ri i Universitetit të Miami-t në SHBA u përqendrua kryesisht në efektin mbrojtës të konsumimit të rrushit.
Rezultatet treguan se rrushi zbret nivelin inflamator të proteinave në retinë dhe në të njëjtën kohë rrit numrin e proteinave mbrojtëse në retinë.
Studiuesit sugjeruan se konsumimi i ushqimeve të shëndetshme gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e verbërisë. /tesheshi.com/