Sasa Jankoviç, ish-Avokati i Popullit i Serbisë, aktualisht lideri i opozitës, ka shpallur lëvizjen e madhe kundër Aleksandër Vuçiçit, të cilin e cilëson si “Çausheskun e Serbisë”.
Në një intervistë për të përjavshmen “Nedeljnik”, Jankoviç, deklaroi se gara e re e opozitës serbe do të jetë beteja për Bashkinë e Beogradit, ku synimi është për të vendosur themelet e një kontenstimi kundër grupimit aktual të Partisë Progresiste Serbe.
Opozita serbe nuk është e ende e ndarë, por Jankoviç, i cili ishte kandidati për president përballë Aleksandër Vuçiçit, shpreson të arrin një rezultat pozitiv.
Jankoviç arriti një rezultat të dobët në zgjedhjet presidenciale, por pret që të marrë konsensusin e proeuropianëve të kryeqytetit serb.
“Nëse do të vazhdojmë të përçarë, do të humbim sërish”, tha ai. /tesheshi.com/