Tsutaya Booksin Daikanyama ndodhet në lagjien Shibuya në Daikanyama e cila ndryshe njihet si rruga e ambasadave. Tsutaya Books është një rrjet librarish, por kjo në Daikanyama është e veçantë dhe origjinale.
Libraria përbëhet nga tre ndërtesa dy-katëshe të ndërlidhura me “rrugë qiellore”.
Në brendësi, përbëhet me materiale me bazë druri dhe drita që vjen nga dritaret gjatë ditës të bën të vlerësosh kënaqësinë e të qenurit në një librari vërtetë cilësore.
Librat janë të shpërndarë kudo nëpër ndërtesë dhe normalisht të kategorizuara.
Libraria ofron edhe shërbime për të dëgjuar muzikë apo për të marrë me qera ndonjë film. Gjithashtu është e pajisur me një lokal si dhe një agjensi udhëtimesh. /tesheshi.com/