Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“LEXO!”/ Nga Agim Baçi: Kadare-baladë, raporti i pse-ve?

by te Sheshi
23/08/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 5 mins read
A A
“LEXO!”/ Nga Agim Baçi: Kadare-baladë, raporti i pse-ve?

(Disa vështrime të shkurtra mbi raportet baladë-shoqëri, baladë-individ, baladë-realitet dhe Kadare-Baladë në romanin “Kush e solli Doruntinën”)

Në të vërtetë Doruntina, sapo hipën në kalin e Konstandinit, nuk niset drejt jetës, por drejt vdekjes. Që nga hipja në kalë, mosshfaqja e fytyrës së kalorësit për asnjë çast të udhëtimit, qëndrimi përballë një “shpine pa kuptim dhe pa fjalë”, era prej balte e kalorësit, janë vetëm trokitja drejt botës së përtejme. Si për të thënë se, ajo që udhëtoi ishte imagjinata e Doruntinës, dëshira e saj, ëndrra e saj, por jo vetë ajo. Ishte vdekja e saj në udhëtimin për në botën e përtejme, e nisur që nga largimi si pasojë e dyshimit të trilluar për incest. Dyshimi sjell pasojën e largësisë, moskuptimit dhe thërret vdekjen si alternativë – vdekjen e gjithanshme, së pari shpirtërore, e më pas edhe fizike. Këtë panoramë e plotëson udhëtimi natën, si një tunel drejt së përtejmes, enigma jonë për mënyrën se si do ta kalojmë “atë urë”, ose, më thjesht, si vetë panorama që na shfaqet përpara së përtejmes, për aq kohë sa nuk dimë të besojmë se ç’ka më shumë “pas mbylljes së syve”.

Raporti baladë-realitet

Nevoja për të besuar diçka në të mirë të të gjithëve, që duhet, që dëshirohet, por nuk shihet ende, lind nevojën e baladës, për një “botë drejt së nesërmes”. Kjo duket se sendërton pikërisht një humnerë mes realitetit dhe asaj që sendërtohet. Rrafshi lëvizës ndryshon rolet e së mundshmes me të pamundshmen. Por gjithsesi, trualli lëvizës mbetet brenda asaj që duket se janë të aftë ta imagjinojnë të gjithë. Ndarja vjen për nga mënyra sesi i afrohen, si e besojnë dhe se çfarë dëshirojnë të përçojnë me të. Ne dëshirojmë që ajo që kemi premtuar, të realizohet. Në realitet mund të mos ndodhë. Brenda nesh është murimi i gjithsecilit për atë që ruajmë fort dhe që e dëshirojmë. Nga lartësia e këtij muri varet edhe këndvështrimi ynë për realitetin.

Raporti  baladë- shoqëri

Pa dyshim rrethanat shoqërore, gjuha, mjetet e komunikimit, kthehen në “gjuhën e nevojshme të komunikimit”. Kështu që shoqëria është edhe mielli nga ku merret “hua” për këtë “bukë të mendjes”. Kur Kostandini vjen nga “përtej”, ai përdor çdo mjet që njihet prej të tjerëve,  anëtarëve të shoqërisë të cilët ai ka lënë pas. Rruga, qëllimi, mjeti – të gjitha këto kanë qenë me të që në këtë botë. Mes tyre ka pasur një “shkëputje”, por kthimi i tij – vetëm kthimi i tij- lidhet me të përtejmen. Të tjerat janë këtu, pronë e të tërëve për t’i parë. Ndërsa ai duhet për të besuar. Ai duhet për të besuar se si duhet të vijojnë gjërat, se si duhet të jemi përpara fëmijëve, nipërve, mbesave. “Shoqëria shpreh vetveten nëpërmjet gjërave që ka arritur të transformojë dhe të shpërfytyrojë realitetin. Ja përse me përfaqësimet me formën e një miti figura të ndryshme bëhen qenie që janë në gjendje të shprehin ndjenja njerëzore“. (Emile Durkheim, Leksione sociologjike, f. 158, Shtëpia botuese Plejad, 2004). Pra, balada nuk është veçse realiteti i dëshirave të shoqërisë, shpreh dhe shtyn drejt veprimeve të mira.

Raporti  baladë- e shkuar

Balada është jehona e së shkuarës, si një kufi ku lejohen për të vazhduar për më tej  vetëm gjërat e duhura për shoqërinë. E shkuara shërben për të na treguar se ekziston, por nuk vlen nëse nuk “kalëron” për drejt së nesërmes. Sepse “sytë e baladës” vështrojnë gjithnjë për nga e nesërmja dhe përdorimi i së shkuarës është për të mbajtur litarin e gjatë të marrëdhënieve, brez pas brezi, që asgjë të mos humbë fillin e “udhëtimit njerëzor”, pasi vetëm tek “Njeriu” e djeshmja dhe e nesërmja bëhen një, me të njëjtën pamje.

Raporti baladë-e ardhme

Këtu ose për të nis gjithçka- tek ajo që e lidh me të ardhmen. Nevoja për të prezantuar diçka thelbësore, që lidh brezat, që të parët e kanë dashur por nuk kanë mundur, edhe pse e dëshironin. Pra, nëse e shohim në rrafshin e sendërtimit, mbizotëron dëshirorja si mënyrë dhe e ardhmja si kohë. Sepse, sado të vërteta shkencore të arrijmë, të vërtetat shpirtërore do të mbeten dominuese në sjelljen tonë.

Përhumbja e individuales, si bosht i baladës

Të gjitha të mirat e individit-njeri merren në emër të një mesazhi gjithëpërfshirës. “Të vërtetat kolektive janë baza e ndërgjegjes së përbashkët për shoqërinë…Jeta sociale kërkon marrëveshje mes ndërgjegjeve individuale. Për t’a dalluar atë, secili duhet të shprehë çfarë përvoje kalon ajo. Sidoqoftë ajo mund ta rrijë këtë vetëm me anë të gjërave të marra si simbole”.  (Emile Durkheim, Leksione sociologjike, f. 158, Shtëpia botuese Plejad, 2004). Megjithatë, të vërtetat mitologjike rrezikojnë uniformitetin në shoqëri, ndaj dhe kontestimi i tyre është i rrezikuar nga qëndrimi individual, i cili e ka humbur fuqinë përballë asaj që merret “e vërtetë pa nevojë vërtetimi”.  Por në të njëjtën kohë, individi është përballë një të vërtete të pakundërshtueshme- nevojës për të qenë pjesë e të tjerëve, pasi gjithkush ka nevojë për dikë që ta kuptojë. Kjo përbën tjetrin, që mund të jetë një, dy ose më shumë, e që përbëjnë atë që na duhet “si të tërë”.

Kadare-baladë, vijim, përvijim, rindërtim apo devijim?

Ecja nëpër “urën e baladës” ka qenë një rrugë e preferuar për Kadarenë. E ngërthyer me stilin e tij “as as-edhe edhe”, Kadareja ka mundur të ngjyejë imagjinatën e tij tek një prej motiveve që mbart më shumë se një kohë, madje, më shumë se sa një botë. Padyshim, i ruajtur nga është sugjeruar prej gojëdhënave, por ka ndërtuar pyllin e tij, edhe pse me të njëjtat “lisa”. Eshtë gati e pamundur ta ndash gjuhën kaderiane nga muret që rrethonin sistemin. Ajo kuptohet teksa e imagjinon gjithnjë duke u kacavjerrë këtë gjuhë herë jashtë e herë brenda atij muri rrethues ideologjik, duke lënë “dy kohë brenda së njëjtës fjalë”. Natyrisht, ka qenë krejt ndryshe për atë pjesë që e kishte kuptuar atë sistem dhe shihte “përtej”, pa ditur se ç’ka pas atij muri, ku ndalte edhe vetë gjuha e shkrimtarit. Pikërisht për këtë, ai mbeti një “pikturë imagjinate”, ku tashmë na duhet të flasim edhe për ngjyrat, edhe për kanavacën, por ama do të mbetemi brenda formatit të pikturës, duke pasur parasysh atë kornizë, që ishin muret e atij sistemi. /tesheshi.com/

Tags: agim bacidoruntinakadare

Related Posts

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji
Kryesore

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!
Kryesore

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025
Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?
Analizë

Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?

20/05/2025
Next Post
I PËRDITËSUAR/Përfundon takimi Mustafa-Vuçic, firmoset një marrëveshje dhe flitet për fletë-arrestin e Thaçit

Vuçiç paralajmëron konferencë suprizë para takimit me Mustafën

Muhammed është vërtet emri më popullor i djemve në Angli dhe Uells

Muhammed është vërtet emri më popullor i djemve në Angli dhe Uells

Starton edhe Kampionati spanjoll: Barça bën detyrën, ngec Real Madrid

Starton edhe Kampionati spanjoll: Barça bën detyrën, ngec Real Madrid

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

20/05/2025
SHBA, tezë e re për Gazën

SHBA, tezë e re për Gazën

20/05/2025
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni