Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“LEXO!”/ Gustav Flober, autoportret dashurie

by te Sheshi
15/05/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 3 mins read
A A
“LEXO!”/ Gustav Flober, autoportret dashurie

Shënime për librin “Letra dashurie” 

Nga Agim Baçi

Të shohësh brenda teje, të shohësh tjetrin dhe…. të arrish të kapërcesh kohën tënde! Gustav Flober, përmes gjithë letrave drejtuar të dashurës së tij, Luizë Colet, ka mundur të na japë një autoportret dashurie, por dhe njeriun që thuri përmes rrëfimit “një qytetare të përbotshme, si znj. Bovari”. Janë letra ku ai na ka përshkruar përjetimin e një dashurie të pamundur, dhe ka arritur të japë përmes asaj dashurie një dritare nga ku sugjeron panoramën e tij për njerëzoren. Ai është i qartë, që në fillimet e veta, lidhur me realen dhe ëndërrimin, teksa i shprehet të dashurës së tij, Luizës, se: “Kurrë s’kam parë një fëmijë pa menduar se ai do të mplaket, as një djep, pa menduar një varr. Soditja e një gruaje lakuriq më bën të ëndërroj skeletin e saj”. (Gusta Flober, “Letra dashurie”, Ideart  2005, Përktheu Adriana Koxhaj, f.107).

Janë letra të shkruara përgjatë tetë viteve, mes gushtit 1846 dhe prillit 1854, që shprehin thuajse gjithë qenien e Gustav Floberit përballë asaj që sheh dhe asaj që ëndërron, në raportet e tij me dashurinë, letërsinë, miqtë dhe gjithë pikëpyetjet e kohës së tij. Ai është i kthyer me sytë tek e brendshmja e tij, nga miniera e tij shpirtërore, që arriti të prodhojë një nga personazhet më të debatuara në letërsinë botërore, pikërisht Ema Bovarinë, për të cilën ai shfaq në këto letra edhe dilemat dhe përballjet me redaktorët e tij. “Bovari po më gërryen nga brenda e po ma plas shpirtin. Të dielën e shkuar Bujeja më bëri vërejtje për njërin nga karakteret dhe planin, të cilëve s’kam ç’u bëj; e megjithëse është ashtu siç thotë ai, unë prapë mendoj se edhe e kundërta është e vërtetë. Ah, sa i lodhur dhe i ligështuar ndihem! Ti më quan Mjeshtër. Mjeshtër i zvetënuar”. (14 janar 1852). Madje Flober ishte i bindur se përmes Emës po i hapte udhë një shkence psikologjike mbi dashurinë dhe shoqërinë.

Flober e sheh poezinë si “shkumë të zemrës” dhe e sheh artin të lidhur me ndjesitë e vërteta, dhe jo thjesht si një mjet për të rreshtuar ne letër ndjesi të cilat nuk burojnë nga poret e lëkurës sonë. Ai rrëfen gjithë brengat e tij, ndërkohë që është i vetëdijshëm se duhet të shohë përtej asaj që lexon me bashkëkohësit e tij. Nuk nguron të japë gjykimin, duke synuar të rrokë atë që e mban njeriun brenda shinave të gjërave që vlejnë. Nuk fsheh egoizmin e tij, e as nuk i fshihet gjykimeve mbi sjelljet njerëzore.

“E enjte mbrëma, ora 11, 6 gusht 1846

E kush nuk është pak a shumë egoist? Që nga idioti që nuk do të jepte asnjë kacidhe për të blerë përsëri njerëzimin, e deri te ai që hidhet në zjarr për të shpëtuar një të panjohur, a nuk kërkojmë ne të gjithë, sipas instinkteve tona të ndryshme kënaqësinë e natyrës tonë? Shën Vënso ide Pol i bindej lakmisë zemërgjerë, ashtu si kaligula lakmisë mizore. Secili vepron sipas mënyrës së tij dhe për veten e tij; disa, ngaqë e mendojnë veprimin mbi veten e tyre, merakosen për shkakun, qendrën dhe qëllimin, të tjerët nxitin botën mbarë në buhinë e shpirtit të tyre. Këtu qëndron ndryshimi mes dorëlëshuarve dhe koprracëve. Të parët kënaqen duke dhënë, të tjerët duke kursyer”. (Gustav Flober, “letra dashurie”,f. 7).

Duke i shkruar për tetë vite poetes Luisë Colet gjithë dilemat dhe botën e tij shpirtërore, Floberi na ka dhënë kështu një autoportret të jashtëzakonshëm që na lejon të hyjmë në laboratorin e shkrimtarit dhe të njeriut. Përmes atyre letrave ne kuptojmë se cili ishte në të vërtetë Floberi,  shkrimtari  që arriti të kthejë “sytë e letërsisë” nga “të tjerët” tek “vetvetja”.  Janë pikërisht këto letra zbardhin shumë nga ai “debat i brendshëm” i vetë autorit, për të mbërritur atje, në dhënien e personazhit që vijon të ecë, e ta prezantojë Floberin në çdo gjuhë të botës, duke i dhënë kohën e tij, që përmes Bovarisë është edhe “Koha e Floberit”.

“Sekreti i gjithçkaje që ju habit tek unë, e dashur Luizë, qëndron në të shkuarën e jetës sime të brendshme, të cilën askush nuk e njeh”, shkruante Flober në nëntor 1851 në letrën drejtuar Luizës. Por në fakt, letrat e tij dhe “Madamë Bovari”, e bëjnë sot Floberin ndër më të njohurit për atë çfarë mendonte, besonte dhe dashuronte. /tesheshi.com/ 

Related Posts

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi
Analizë

Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi

15/05/2025
Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!
Kryesore

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!

15/05/2025
Next Post
Sëmundja që po kthen njeriun në elefant

Sëmundja që po kthen njeriun në elefant

Publikohen pagat mesatare në Europë, suprizon Shqipëria: nuk renditet e fundit

Publikohen pagat mesatare në Europë, suprizon Shqipëria: nuk renditet e fundit

CSKA-ja mposht Fenerbahçen në shtesë dhe fiton Euroleague-n

CSKA-ja mposht Fenerbahçen në shtesë dhe fiton Euroleague-n

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni