Veshi i çarë e ka çuar Ermir Lenjanin në spital mbrëmë, pasi u largua nga fusha e u zëvëndësua pas një dyluftimi në ajër.
Mësohet së mesfushori kuqezi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, ku më pas ai ka publikuar dhe një foto me vesh të fashuar, pwrcjellë nga shtrati i spitalit.
“Faleminderit mjekëve të spitalit në Tiranë, të gjithëve, për kujdesin! Operimi ka shkuar mirë dhe tani jam në gjendje të mirë. Mëkat që humbëm ndeshjen, por do të rikthehemi te fitoret. Gjithashtu, ju falenderoj për mesazhet e dërguara në adresën time!”, ishte ky mesazhi i Lenjanit në FB, bashkëshoqëruese e fotos. /tesheshi.com/