Garancitë e sigurisë që Rusia kërkon nga Perëndimi në lidhje me tërheqjen e trupave, armëve dhe pajisjeve të huaja vlejnë edhe për Bullgarinë dhe Rumaninë, si dy vende jo anëtare të NATO-s në vitin 1997, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.
Moska ka kërkuar garanci ligjore detyruese të NATO-s që blloku do të ndalojë zgjerimin në Lindje dhe të kthehet në kufijtë e vitit 1997.
I pyetur se çfarë do të thotë kjo për Bullgarinë dhe Rumaninë, të cilat u bashkuan me NATO-n pas vitit 1997, Ministria e Jashtme ruse tha se Moska donte që të gjitha pajisjet dhe trupat e huaja të tërhiqeshin nga ato vende, shtoi Reuters.
“Bëhet fjalë për tërheqjen e trupave, pajisjeve dhe armëve të huaja, si dhe hapa të tjerë që synojnë rikthimin e situatës në gjendjen e vitit 1997 në vendet që nuk ishin anëtare të NATO-s në atë kohë. Këtu përfshihen Bullgaria dhe Rumania”, tha Lavrov. /tesheshi.com/