Ai përdori edhe përmendjen e këtyre dy vendeve ballkanike për të sulmuar sërish Perëndimin.
“Jemi të shqetësuar për situatën në Kosovë dhe Bosnje. SHBA dhe BE po punojnë me kokëfortësi për të shkatërruar rendin juridik ndërkombëtar bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen e Dejtonit”, tha ai.
Lavrov foli në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe bëri thirrje për “fundimin e konflikteve rajonale”.
“Ne e konsiderojmë si prioritet krijimin e një shteti palestinez, rivendosjen e shtetësisë së Irakut dhe Libisë, të cilat u shkatërruan nga aktivitetet e agresorëve të NATO-s, për të neutralizuar kërcënimet ndaj sovranitetit sirian, për të filluar një proces të qëndrueshëm të pajtimit kombëtar në Jemen, dhe për të kapërcyer trashëgiminë e vështirë të NATO-s në Afganistan”, tha ndër të tjera Lavrov. /tesheshi.com/