Njeriu që e drejtoi Kubën komuniste për thuajse një gjysmëshekulli u nda nga kjo jetë në moshën 90-vjeçare.
Njoftimi për vdekjen e tij është dhënë në televizionin kubanez.
Një ish-revolucionar, ai nisi ta linte pushtetin në vitin 2006, duke ia kaluar atë përkohësisht të vëllait më të vogël, Raul Kastro. Ky i fundit e zuri vendin e tij përfundimisht si president dy vite më pas, në 2008-n.
Dalja e tij e fundit publike ishte në janar, në kryeqytetin e Kubës.
Fidel Castro do të reagonte kështu ndaj përmirësimit historik të marrëdhënieve diplomatike midis Kubës dhe SHBA-së:
“Unë nuk i besoj politikës së Shteteve të Bashkuara, as kam shkëmbyer një fjalë me ta, por kjo nuk do të thotë se e hedh poshtë një zgjidhje paqësore të konflikteve.” /tesheshi.com/