Eshtë realizuar kthimi i një kontigjenti tjetër shqiptarësh të cilët kishin kërkar azil në dy vende të BE-së, e që u është refuzuar. Janë 36 sosh që mbërritën në Rinas nga Franca e Belgjika, ku jo vetëm nuk mundën të realizojnë ëndrrën për të mbetur atje, por tashmë janë të privuar dhe mos shkelin aty, pasi kanë shkelur më parë rregullat e Shengenit.
“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero”, thotë TCH në një raportim të rastit.
Operacioni i kthimit, ku 5 të kthyer i përkisnin Belgjikës e 31 Francës, thuhet se u organizua nga Franca në bashkëpunim me Frontex-in dhe me mbështetjen e eskortës së Policisë Kufitare shqiptare. /tesheshi.com/