Eshtë vepruar ndryshe me Irinejin e ndjerë; i futur në arkivol, atij i është vënë një xham përsipër që gjatë puthjeve që do i japë grigja bariut të tyre ikur nga kjo botë prej COVID-it, të mos riskohet me infektime të mëtejshme.
Me Amfilohijen javë më parë, shuar po nga koronavirusi, kjo nuk ndodhi. Ai u la i lirë për ta puthur me dhjetra besimtarë, gjë e përfolur se ka shërbyer si një vatër e rëndë infeksionoi.
etë Irinej qe në procesionin e homologut malazes, ku mbajti dhe meshën e rastit, e aty përflitet ta ketë marrë virusin, i cili do i merrte dhe jetën kreut të Kishës Ortodokse Serbe.
Arkivoli me trupin e patriarkut serb Irinej u vendos mbrëmë në Kishën Katedrale në Beograd, ku në pjesën e kokës dhe gjoksit është i mbuluar me xham.
Pas liturgjisë, trupi i Irinejit do të transferohet në Kishën e Shën Savës në Vracar. Patriarku do të varroset nesër në kriptën e tempullit të Shën Savës.
Më parë, Kisha Ortodokse Serbe njoftoi se trupi i Patriarkut u dërgua nga Pallati Patriarkal në Katedralen e Beogradit. /tesheshi.com/