Ka qenë portali i Kremlinit, “Sputnik” që ka hapur lajmin i cili ende nuk është bërë zyrtar dhe është në fazën e studimit.
Bëhet fjalë për ndërtimin e dy bazave ushtarake të NATO-s në Mal të Zi; njëra do të jetë në bregdet, kurse tjetra në kufirin malor me Serbinë dhe Bosnjën.
Lokacioni strategjik i bazave ushtarake do të jetë vendi ku dikur kanë qenë vendodhjet e Armatës Jugosllave.
Milan Knezheviç, lideri i opozitës malazeze, ka qenë ai që ka bërë të ditur lajmin e fshehtë për rusët e Izvestia-s, të cilën e citon Sputnik.
“Mali i Zi, edhe pse një vend shumë i vogël është shumë strategjik dhe këtu janë përplasur gjithmonë fuqitë e mëdha për interest e tyre: që nga Venecia, Katalanët, Anzhutë, Osmanët, Serbët, Rusët etj.
Në pllajën e Bjelasicit po bëhen studimet e fizibilitetit për të ndërtuar një bazë perfekte, e cila kontrollon si jugun ashtu edhe verilindjen e Ballkanit”, tha , për shkak të pozicionit gjeografik, ekzistojnë kushte më të mira për krijimin e infrastrukturës ushtarake”, tha Knezheviç.
Në pyetjen e gazetës së njohur ruse se a po bëhet kjo për krijimin e një atmosfere anti-ruse në Mal të Zi, kreu i Partisë Demoratike të Malit të Zi tha se “çdo ditë mediat lokale akuzojnë Rusinë për financimin e opozitës dhe destabilizimin e vendit”. /tesheshi.com/