Një asteroid gjigant do ti afrohet Tokës këtë fundjavë, ka paralajmëruar NASA.
Asteroidi i quajtur 3200 Phaethon, është ka diametrin 5 km dhe klasifikohet si ‘potencialisht i rrezikshëm’.
Të shtunën (16 dhjetor) asteroid mendohet se do të jetë rreth 6.5 milionë kilometra larg planetit tonë, 27 herë distancën midis Tokës dhe Hënës.
Kjo do të jetë distanca më e afërt e një asteroid afër Tokës që nga 16 dhjetori i vitit 1974, kur ishte rreth 5 milionë km larg, pavarësisht se në atë periudhë nuk ishim të vetëdijshëm për këtë fakt.
Gjatë fluturimit të saj nga agjencia hapësinore shpreson të marrë imazhe të detajuara të asteroidit.
“Kjo do të jetë mundësia më e mirë deri më sot për vëzhgimin e asteroidit dhe shpresojmë të marrim imazhe të detajuara. Imazhet duhet të jenë të shkëlqyera për të marrë një model të detajuar 3D. Kalimi i ardhshëm parashikohet të jetë në vitin 2093 kur pritet të kalojë në pak më shumë se 1.800.000 kilometra larg.”/tesheshi.com/