Yllit të Formula 1, Michael Schumacher i është kthyer vetëdija pas trajtimit me transplantim qelizash në një spital të Parisit.
Mediat franceze raportuan për akomodimin e kampionit në spitalin Pompidou, ku po merrte një trajtim shtesë pas gjashtë vitesh kujdes intensiv në Zvicër.
Ato thanë se një kirurg më famë, i cili është i specializuar në transplantim qelizash, e ka trajtuar Schumacher me terapi të fjalës së fundit, ku qelizat e shëndosha luftojnë ato të sëmurat.
Raportet vazhdojnë me pretendimet se spitali tejet i famshëm është kthyer në një “bunker” pas kërkesave të familjes së Schumacherit për privatësi dhe qetësi.
Schumacher po rikuperohej në shtëpinë e tij në Lozanë të Zvicrës, pasi pësoi plagë të rënda në kokë kur po skijonte në Alpe në dhjetor të 2013-tës. Deri tani ka pasur pak njoftime në lidhje me shëndetin e tij. /tesheshi.com/