Sulmuesit të Evertonit, Wayne Rooney, i është pezulluar me dy vjet patenta për drejtimin e automjetit dhe është dënuar me 12 muaj punë në komunitet.
Vendimi ka ardhur pasi Rooney ka pranuar në gjykatë se ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Ish-kapiteni i Kombëtares së Anglisë në futboll u deklarua i fajtor sot në gjykatë.
Rooney, i cili pret të dënohet me dy paga javore nga klubi i tij, duhet të kryejë 100 orë punë pa pagesë si pjesë e dënimit për punë në komunitet.
Pezullimi i patentës do të zvogëlohet për 24 javë nëse ai merr pjesë në një kurs special deri në 2 shkurt 2019. /tesheshi.com/