Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lajm jo i mirë për ekonominë e Kosovës: bien investimet e huaja në 6-mujorin e parë 2016 dhe ja pse

by te Sheshi
28/10/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Lajm jo i mirë për ekonominë e Kosovës: bien investimet e huaja në 6-mujorin e parë 2016 dhe ja pse

Nga Bashkim Kastrati

 Kosova vazhdon të ketë parametra jo të favorshëm ekonomik. Ambienti i përgjithshëm ekonomik nuk shihet mundësi për investitorët e huaj. Imazhit të keq të Kosovës sa i përket korrupsionit, sundimit të ligjit dhe të bërit biznes, iu ka shtuar edhe kriza politike.

Viteve të fundit ka pasur një trend të rënies së investimeve dhe kjo nga ekspertët e ekonomisë po konsiderohet si një ngecje e madhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjithashtu nga hulumtimet e shumta të bëra nga shoqatat ekonomike, është vlerësuar se barrierat në të bërit biznes, siç është niveli i lartë korrupsionit, mungesa e politikave më të favorshme fiskale, si dhe evazioni fiskal, kanë ndikuar që shumë investitorë të mos shtrijnë kapitalin e tyre në Kosovë.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti investimet e huaja në Kosovë arritën në 97.5 milionë euro. Duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë shihet se sivjet kemi 65.5 milionë euro më pak.

Ky raport tregon se zvogëlimi i Investimeve të Huaja Direkte (IHD) u evidentua sidomos në sektorin e patundshmërive dhe në sektorin e shërbimeve financiare, pavarësisht se në vitet e tjera këta sektorë kanë qenë sektorë në të cilët ka pasur më së shumti investime.

“Në kuadër të strukturës së IHD-ve me zvogëlim të vlerës u karakterizuan të dy format e IHD-ve, duke përfshirë kapitalin dhe fondin e investimeve në aksione, si dhe investimet në instrumentet e borxhit. Kapitali dhe fondi i investimeve në aksione që përben rreth 77.4 për qind të gjithsej IHD-ve shënoi vlerën prej 75.5 milionë eurosh, që është 35,3 për qind më e ulët krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Gjithashtu IHD-të në formë të instrumenteve të borxheve shënuan vlerën prej 22.0 milionë eurosh, një zvogëlim kundrejt vitit paraprak prej 52,5 për qind. Zvogëlimi i IHD-ve në Kosovë u evidentua sidomos në sektorin e patundshmërive dhe në sektorin e shërbimeve financiare”, thuhet në raportin e BQK-së.

Ja kush po i largon investimet e huaja

Lulzim Beqiri magjistër i ekonomisë ka thënë për tesheshi.com se investimet e huaja direkte janë shumë pozitive, sepse krijojnë mundësinë për rritjen e punësimit dhe rritjen e brutoprodhimit Vendor (BPV) në ekonominë e Kosovës. Ai thotë se investimet e huaja krijojnë mundësinë që ta zvogëlojnë importin dhe ta rrisin eksportin, gjë që do të ndikonte në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Sipas tij, kriza politike aktuale shkakton parregullsi në të gjitha sferat e jetës, edhe në aspektin ekonomik, andaj pozita dhe opozita duhet t’i kthehen dialogut dhe ta çojnë vendin drejt integrimit ekonomik evropian.

“Republika e Kosovës ka përjetuar lloj-lloj krizash politike e ekonomike. Gjykata Kushtetuese pati shkarkuar presidentët Fatmir Sejdiu dhe Behgjet Pacolli për shkak të shkeljeve të bëra, pastaj kemi destabilizimin e veriut të vendit nga strukturat paralele serbe, vrasjen e policit Enver Zymberi, kontrabandën me derivate dhe produkte të tjera, demarkacioni dhe asociacioni i komunave serbe, këto kanë bërë që Kosova të jetë e pasqyruar në mediat ndërkombëtare si shtet i destabilizuar:, thotë Beqiri.

Ai thotë se thirrjet e opozitës për rrëzimin e qeverisë me anë të demonstratave po i trembin investitorët potencialë gjithashtu edhe kryeneçësia e pozitës për t’u ulur në tryezën e bisedimeve po kontribuon në thellimin e kësaj krize.

Sipas tij,  aprovimi i ligjit për investime strategjike është një shpresë se do të kemi investitorë të rinj në Kosovë, mbetet sfidë zbatimi i këtij ligji dhe të shohim, Kosova ka përmirësuar dukshëm të bërit biznes sipas raporteve të fundit nga Banka Botërore, pra duhet edhe një shtytje nga ana e Qeveris dhe institucioneve relevante të krijojmë ambient më miqësorë për investitor potencial.

“Janë disa problem thelbësore që po i trembin investitorët e huaj të investojnë në Republikën e Kosovës, lufta e pakompromisë e Serbisë për krijimin e imazhit negativ e ka bërë të veten siç dihet investitori në kompleksin Brezovica u largua nga investimi i tij si shenjë e kërcënimit të qeverisë serbe, pastaj kriza politike në vend, gazi lotsjellës në shtëpinë e demokracisë, korrupsioni, ryshfeti, mos sundimi i ligjit, ngecja e gjykatave në trajtimin e lëndëve ekonomike kamatat e larta, burokracia e tmerrshme shtetërore, politikat e pa favorshme fiskale, janë disa prej pengesave që kanë bërë që investitorët ose të largohen nga vendi, ose të mos vijnë fare”, theksoi Beqiri,

Ai mendon se duke marrë parasysh të gjitha shkaqet e cekura më lartë, investitorët e huaj kanë perceptim negativ për Kosovën dhe se perceptimi negativ krijon vështirësi të mëdha në investime, sepse askush nuk investon dhjetëra apo qindra miliona në një vend ku nuk ka siguri të plotë.

Çdo kompani e huaj e cila dëshiron të investojë në Kosovë, së pari hulumton procedurat për regjistrim, taksat, ambientin politik dhe juridik, zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe në bazë të kësaj vendos se a do të investojë apo jo. Fatkeqësisht Kosova ka ngecje në të gjitha kriteret e lartcekura dhe rrjedhimisht ka rënie të investimeve. /tesheshi.com/

Related Posts

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!
Kryesore

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!

15/05/2025
Trump në Katar: megamarrëveshje prej 1.2 trilionë dollarë
Ekonomi

Trump në Katar: megamarrëveshje prej 1.2 trilionë dollarë

15/05/2025
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Next Post
Fatmir Xhafa: Ja skandalet e Kushtetueses me ligjin e vettingut

Fatmir Xhafa: Ja skandalet e Kushtetueses me ligjin e vettingut

Saimir Tahiri flet pas skandalit të kryegjyqtarit: ja pra pse na duhet vetting!

Saimir Tahiri flet pas skandalit të kryegjyqtarit: ja pra pse na duhet vetting!

A e dinit se maskat e oksigjenit në avione e prodhojnë vetë ajrin?

A e dinit se maskat e oksigjenit në avione e prodhojnë vetë ajrin?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

15/05/2025
Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

15/05/2025
Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

15/05/2025
Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën

Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni