Skënderbu mund të ketë bërë befasinë duke siguruar pjesëmarrjen në garat europiane, mirëpo në Shqipëri supriza e vërtetë është skuadra e Laçit.
Kurbinasit kanë fituar Superkupën e Shqipërisë, deri sa kanë mposhtur korçarët pas ekzekutimit të penaltive (8-7) pasi koha e rregullt dhe vazhdimet kishin përfunduar barazim (2-2).
Laçi fiton Superkupën e Shqipërisë për herë të parë në histori. Penalltitë kanë qenë ato që i kanë dhënë suksesin skuadrës Armando Cungu, pasi kurbinasit ishin duke udhëhequr me dy gola diferencë.
Por, sulmuesi i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi ka bërë zhvlerësimin e tyre duke qëlluar dy herë në portën laçiane për të dërguar ndeshjen në shtesë.
Dy herë nga 15 minuta nuk ishin të mjaftueshme për ta përcaktuar fituesin kështu që penaltitë vendosën gjithçka. Kurbinasit u treguan më të saktë nga pika e bardhë duke realizuar 8 herë në portën e Llapanjit dhe duke mos gabuar asnjë goditje.
/tesheshi.com/