Zyrtarisht ka përfunduar afati kalimtar në Spanjë dhe asnjë skuadër nuk mund të transferojë më lojtarë.
Valencia është ekipi i fundit që kreu dy transferime të mëdha, duke huazuar sulmuesin e PSG-së, Guedes dhe mesfushorin brazilian të Manchester Unitedit, Andreas Pereira.
Në anën tjetër, Barcelona ka dështuar të transferojë, Philippe Coutinhos të Liverpoolit dhe Angel Di Marias të PSG’së.
Sipas të përditshmes sportive “Mundo Deportivo”, PSG i ka kërkuar Barcelonës 80 milionë euro për ish yllin e Real Madridit.
Por, Barcelona ka hequr dorë nga Di Maria për shkak të çmimit të lartë të kërkuar nga klubi parisien.
Po kështu gazeta shkruan se klubi katalunas ka hequr dorë edhe për yllin e Liverpool për shkak të termave teknikë të marrëveshjes.
Liverpool ka qenë i gatshëm ta shesë Philippe Coutinhon në Barcelonë nga janari i viti 2018 për 160 milionë euro.
Por, ky propozim nuk i ka pëlqyer gjigantit nga La Liga, të cilët janë tërhequr nga oferta rreth orës 22:00 të së premtes.
Oferta e fundit e Barcelonë për Coutinhon thuhet se ishte 160 milionë euro (110 + 50 ose 120 + 40). Por, Liverpool i ka rezistuar edhe kësaj oferte duke bërë që transferimi i Coutinhos në Camp Nou të dështoj.
Barcelona gjatë kësaj vere duhet të jetë e kënaqur me Semedo, Paulinho, Deulofeu dhe Ousmane Dembele./tesheshi.com/