Vit i ri, lider i ri. Kampionati spanjoll frymon ndryshe në vitin 2016, me Atletikon e Madridit që merr kryesimin në renditje, falë fitores minimale 1-0 në shtëpi ndaj Levantes në mbrëmjen e së shtunës.
Heroi i këtij takimi ishte i riu Thomas, që dhjetë minuta para përfundimit të lojës realizoi golin e shumëpritur në “Vicente Calderon”.
Edhe pse e zotëruan të tërë lojën, edhe pse nuk reshtën së kërkuari golin, të besuarit e Diego Simeones arritën të shënojnë vetëm një herë; një gol që ishte i mjaftueshëm për të marrë tre pikët e për t’u ngjitur në krye të klasifikimit në Primera Division. /tesheshi.com/