Izraeli është ndër vendet me numrin më të lartë të infeksioneve koronavirus, prandaj qeveria vendosi për masa kufizuese dhe për këtë arsye shkoi drejt një bllokimi të ri.
Por ky hap u ndesh me rezistencën e popullatës.
Vendi ishte në bllokim dhe gjatë Pashkës, një festë hebreje në prill, kur të gjitha llojet e festimeve munguan. Qeveria izraelite tani ka marrë për herë të dytë një vendim për të ndaluar lëvizjen, vetëm disa orë para fillimit të Vitit të Ri Hebre.
“Unë duhet ta lë nënën time 90-vjeçare vetëm. Ne nuk do të jemi në gjendje të shkojmë tek ajo për të festuar Vitin e Ri. Do t’i jetë infermierja e saj pranë dhe ne do të qëndrojmë në shtëpi”, thotë Yael Turgeman.
Rosh Hashanah, Viti i Ri Hebre, është një festë kur familja dhe miqtë mblidhen së toku.
Vendimi për të rivendosur një ndalim të lëvizjes ndan kombin. Sipas rregullave të reja, izraelitët lejohen të lëvizin maksimumi një kilometër larg shtëpive të tyre. Një listë e gjatë e kufizimeve dhe përjashtimeve u lëshua të enjten.
“Situata është absurde. Nuk ka besim në vendimin për një bllokim të ri,” thotë Anat Dreamer.
Ekonomia izraelite nuk është rikuperuar ende nga bllokimi i parë, i cili ishte në mars dhe prill. Kryeministri Benjamin Netanyahu u vlerësua më pas nga të gjitha palët për mënyrën e zgjidhjes së krizës dhe punoi për të luftuar pandeminë. Por tani situata është e kundërta e muajve më parë. /tesheshi.com/