Pronarët e një restoranti në Iowa-s, të SHBA-ve nuk e kanë kapërdirë lehtë fitoren e Trumpit në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane. Aq sa kanë arritur t’u kërkojnë një çmim disa-fish më të lartë të gjithë atyre që kanë votuar për kandidatin republikan, duke mos iu dridhur syri për vlerësimet negative që mund ta merrnin në sajte të specializuara si Yelp dhe Tripadvisor.
Restoranti, i tyre quhet “Stela” dhe gjendet në Johnson Country, një nga zonat që votoi kandidaten demokrate Hillary Clinton. Pronarët e restorantit kanë vendosur të “hakmerren” ndaj atyre që kanë votuar kundërshtarin politik duke u kërkuar zgjedhësve të Trumpit një shifër prej dhjetë dollarësh mbi çmimin normal.
Vendimi është konsideruar si “i pështirë” dhe “aspak profesional” në shumë vlerësime lokale të bëra në Facebook dhe rrjetet e tjera sociale. Kritikat kanë qenë aq të forta sa restoranti vendosi ta mbyllte faqen e vet të Facebook-ut.
Pronarët e restorantit kanë refuzuar të flasin me gazetarët dhe në hyrje të lokalit kanë shkruar: “Po, ky është diskriminim, por ju vetë keni votuar pro diskriminimit.” /tesheshi.com/