E përditshmja gjermane Bild raporton në portalin e saj se autor i një vrasjeje në masë në Hanau të Gjermanisë është Tobias Rathjen.
Sipas informacioneve të disponueshme deri më tani, ai e ka rënë ziles në derën e përparme të një lokali për konsum nargjileje, dhe kur hapi derën menjëherë qëlloi ndaj klienteleës që po thishte duhanin karakteristik e tradicional në shishe.. Sipas Bild, midis viktimave ka më shumë kurdë.
Ai thuhet se ka lënë dhe një letër në vendin e krimit, ku ka shkruar se është e nevojshme të vriten grupe të caktuara njerëzish.
Nga kjo e dhënë, konkludohet se sulmi ka patur motiv racist dhe vjen nga fryma e të djathtës ekstreme. /tesheshi.com/