Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Kush të rreh të do”, Agron Tufa “zhdëp” PD-në: pse ka përfunduar nga dinosaur në hardhucë…

by te Sheshi
26/08/2018
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
“Kush të rreh të do”, Agron Tufa “zhdëp” PD-në: pse ka përfunduar nga dinosaur në hardhucë…

Agron Tufa, shkrimtar, poet, përkthyes, por dhe polemist për çështje të ndryshme, i ka bërë një skaner PD-së duke ia nxjerrë disa sëmundje, i nisur nga dëshira që ajo të mos jetë kjo që është. Duke patur në nëntekst të një fshikullimi të ashpër parimin kontravers se “kush të rreh të do”, Tufa, një anti-majtist i përbetuar, tenton që me armën më të fortë që disponon, fjalën, ta shkundë opozitën nga një gjendje mjerane ku  ndodhet, për ta ndërgjegjësuar moralisht mbi misionin që i takon të marrë.

Dhe të gjithën e bën duke i rënë kokës. “PD dhe e djathta jane pergjegjes per humbjen e shpreses”, thotë ndër të tjera Tufa.

Ose: “PD nuk duhet te imitoje kundershtaret qe e kane filozofi blerjen. Sepse ja, i keni ne parlament ato depute-viça… çfare kane bere ata deti me tash ne grazhdin e parlamentit?”.

Mesazhi i plotë i Tufës, nën titullin: “Mesazhi im personal e botëkuptimor për Opozitën”

“Nga debatet e lëndimet e ditëve te fundit rreth dublimit të kauzave popullore te se Djathtes, qe po ia merr persiper e majta, duke i banalizuar ato e duke i çaktivizuar ato, ne frymën e absurdizimit të tyre, kam nxjerre nje perfundim (te vjeter), te cilin e kam artikuluar ne shkrimet e mia publike nga 2013 ne forma te ndryshme:

PD duhet te kthehet ne identitetin e mbeshtetesve te vet dhe te perfshije gjeresisht potencialet intelektuale të djathta, qe jane te shumta e të jashtezakonshme ne Shqiperi.

PD duhet të riformatohet, botëkuptimisht, strukturalisht, nominalisht, në nje aleancë të gjere në gjithe spektrin e saj nga qendra e djathtas, t’u japë fund mërive e te fillojë një Lëvizje të gjere nga baza fshat me fshat e qytet me qytet, pa u ndalur, nga Jugu në Veri, deri ne diten e zgjedhjeve te pergjithshme, nese nuk do qe te pesoje shkallen e metamorfozes nga dinozauri tek hardhuca e sotme. Kjo eshte ne fakt ajo çfare ka ngjare, e qe duhet te marre fund qe tani.

PD dhe aleatet te formojne nje front te gjere e te sinqerte, te zbresin ne popull, ta shohin ate ne sy, te pranojne hapur e çiltas gabimet e dobesite e deritashme dhe te lidhin nje Besatim te ri me të, një besatim te ri, qe jep shprese, sepse vetem te bashkuar e te sinqerte mund te rrëzojmë vargmalet oligarkike financiare dhe kriminale te pushtetit te sotem. Vetem me Votë! Pa para! Pa Drogë!
PD e aleatet duhet te ndryshojne teresisht pjesen derrmuese te Bazes, deget e zeherosura, armiqesore, mercenare, me njerez të dalëboje e qe jane pergjegjës direktë të rrethit vicioz ku e kanë katandisur PD-në e te djathten deri me sot. Keto dege janë jofunksionale neper rrethe. Si mund te hysh ne zgjedhje ne keto zona intrigantesh, mizantropesh, e sulltanatesh? Ata kane krijuar ambiente acide aty dhe jane te perbuzur nga popullata.

PD duhet te heq dore nga instalimi i çunakeve pa pervoje e pa bindje, pa reputacion neper deget e partise, neper deget e lagjeve te qyteteve, te cilet nuk ndjejne asnje peshe tragjike se si eshte rrudhur e djathta nëvzgjedhjet e ketyre viteve.

PD duhet te heqe dore nga krijimi i vasaleve, vasalizmit, nga drejtues e perfaqesues servile, rracë e shalueshme. T’u ruhet keshilltareve diabolike qe i fryjnë ne vesh, duke e devijuar fatalisht nga domosdoja, vendalinj qofshin apo te huaj.

PD duhet te ringrihet ne kembe me idealet e mbeshtetësve te vet. Te mos harroje se ka mbeshtetje pjesën me fisnike e me te mrekullueshme te popullit shqiptar.

PD duhet te heqe dore nga listat e perfaqesimit ne zgjedhje me kandidate qe derdhin shuma marramendesr per t’u berë deputete. Sepse keto Vota fitohen ne zemer, me bindje e perkushtim, jo me para. Ne kete menyre ju po ngulitni traditen e kontrates me Djallin ne popull. PD nuk duhet te imitoje kundershtaret qe e kane filozofi blerjen. Sepse ja, i keni ne parlament ato depute-viça… çfare kane bere ata deti me tash ne grazhdin e parlamentit?

PD te mbeshtetet nga njerez me pervoje e besnikë, te pakompromentueshem, qe e kane deshmuar kete qe ne ditet e para e deri sot neper rrethet e tyre nga Gjirokastra e lart.

PD duhet te hapet ne shoqeri jo permes nje, dy apo tre lideresh e figurash, por me tere arsenalin qe ka e qe duhet te perfshije dhe te tjetë, sa me pare: nje formacion figurash qe flasin e kontaktojne shqiptaret jo brenda perimetrit te Unazes, por anembane atdheut.
PD duhet të sheshoje mosmarrëveshjet dhe mëritë sa me pare, me te larguarit apo te lenduarit e hershem apo te rinj, sepse e djathta duhet te gatitet ne nje beteje finale, per te ardhur ne pushtet, jo per te gezuar pushtetin si privilegj egocentrik, por per te shpetuar vendin nga degradimi, denatyrimi, deshperimi dhe tenja e nje propagande mashtrimtare e populiste.

PD dhe e djathta jane pergjegjes per humbjen e shpreses, per katandisjen e ketij vendi te bukur ne nje ferr te pabanueshëm e pa perspektive. Jane pergjegjes sepse roli i Opozites eshte te ndale me çdo kusht rrokullisjen e vendit në theqafje, kur udhehiqet nga nje i çmendur!

PD duhet te heqe dore nga sepata e sharra ne trungun e saj!

PD dhe e Djathta, e riformatuar, e Rilindur (jo si Rilindje mavi) e bashkuar kanë per detyre e mision, te ndalin turrin e Shqiptareve ne arrati, ta bejne te banueshem kete vend, te dashur e te moralshem: kane per mision ta çojne atdheun tone nga NATO, në BE, jo si lyparakë, por si qytetare qe e meritojme me dinjitet!”, shkruan Agron Tufa. /tesheshi.com/

Related Posts

Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?
Sociale & Shoqëri

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

13/05/2025
Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?
Gjeopolitikë

Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

13/05/2025
Next Post
Videoja hit nga futbolli rumun: trajneri “futet” në lojë, stërkëmbësh lojtarit kundërshtar

Videoja hit nga futbolli rumun: trajneri “futet” në lojë, stërkëmbësh lojtarit kundërshtar

Përplasja fatale: Michel Keane i Everton thyen kafkën

Përplasja fatale: Michel Keane i Everton thyen kafkën

PD: ja ç’krim po tenton të fsheh policia

PD: ja ç’krim po tenton të fsheh policia

TË FUNDIT

  • Të fundit
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

13/05/2025
Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni