Kohë më parë, në skenën politike shqiptare pati një tentativë për të profilizuar një “Albin Kurt”. Kjo u ndërmorr nga Kreshnik Spahiu, me Aleancën e tij Kuqezi, madje duke qenë autor i shqiponjës së famshme me duar, por që politikisht qe një katastrofë, edhe pse fillimisht tërheqës, duke patur në finale një dështim.
I laguar tashmë nga Shqipëria, ai vijon të jetë prezent në debatin politik me reagime në distancë, ku së fundi, për fitoren e Kurtit në Kosovë, e ka zhvendosur krahasimin nga vetja te dyshja Basha – Kryemadhi.
“Vjosa dhe Albini janë alternativë e re dhe më e mira për Kosovën, Monika dhe Lulzimi janë e keqja më e vogël për Shqipërinë!
– Vjosa dhe Albini nuk kanē pasur poste qeveritare, Monika dhe Lulzimi janë njëri 20 dhe tjetra 30 vite në poste.
– Vjosa dhe Albini s’kanë asnjë akuzë për korrupsion, Monika dhe Lulzimi janë dy nga 5 politikanët mē të korruptuar në Shqipëri
– Vjosa dhe Albini janë lider me merita në krye të partive, Monikës dhe Lulzimit ja kanë dhuruar qyl partinë Meta dhe Berisha”, shkruan Spahiu ndër të tjera. /tesheshi.com/