Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kurti, mesazh serbëve: Vuçiç, gati të humbë tjetër luftë!

Përpjekje nga Prishtina për të qetësuar veriun e trazuar

by te Sheshi
21/06/2023
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Kurti, mesazh serbëve: Vuçiç, gati të humbë tjetër luftë!

Kryeministri Kurti iu drejtua serbëve me një fjalim publik, duke u thënë se e kupton që situata nuk është e lehtë dhe, duke u kthyer në zgjedhjet e fundit tha se ishte i sigurt se Aleksandar Jabllanoviç do të fitonte në Leposaviq, por ai u largua nga gara më 21 prill, dy ditë para një fitoreje të sigurt.

Ai hodhi dyshime për këtë rast, duke thënë se ka dëgjuar se Jabllanoviç ka marrë një milion euro dhe dy apartamente në Beograd.

“Ndoshta nuk është e vërtetë, por duhet të ketë pasur shumë presion apo ofertë shumë luksoze, për shkak të së cilës Jablanoviç tha se nuk do ta ‘gjuajë penalltinë menjëherë’”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës tha se e di që situata nuk është aspak e lehtë dhe se të gjithë kanë frikë nga ngjarje të mundshme të paparashikueshme në të ardhmen e afërt.

“E di që në tre javët e fundit kemi qenë edhe në lajmet ndërkombëtare, duke u paraqitur në një dritë jo aq të mirë. Por le të shkojmë me radhë. Më vjen keq që u desh të mbajmë zgjedhje në katër komuna në veri me një pjesëmarrje kaq të ulët. Më 10 dhjetor të vitit të kaluar, ne e shtymë ditën e zgjedhjeve për katër muaj, me shpresën se Lista Serbe do të merrte pjesë. Bashkësia ndërkombëtare na premtoi se nëse e pranojmë aneksin e Ohrit, do të sigurojnë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje”, tha Kurti.

Ai shtoi se përfaqësuesit e Listës Serbe, por edhe Jabllanoviç, kanë thënë gjithfarë për Kosovën dhe për të, por se ai ka mbetur i gatshëm t’i pranojë ata si kryetarë komunash të ardhshëm.

“Lulzim Hetemi tani është kryetar i komunës, derisa të zgjidhet një i ri. Për këtë duhen zgjedhje të parakohshme dhe një fushatë e hapur, e lirë, parazgjedhore në 4 komuna në veri. Pa një fushatë të ndershme dhe demokratike, nuk ka zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Dhe për këtë, para së gjithash, duhet një shtet ligjor, pra një mjedis ku nuk ka frikë dhe pa kriminelë. Kjo është ajo që ne duam. Me sundimin e ligjit, gradualisht mund ta zvogëlojmë numrin e policëve në ndërtesat komunale”, tha Kurti.

Sipas tij, qeveria në Beograd është në kërkim të “kthimit të kohës”.

“Ndonjëherë duan të kthehen në kohën para qershorit 1999 kur ne u çliruam, herë para shkurtit 2008. Sulmet dhe kidnapimet e policëve, të shtënat ndaj ushtarëve të KFOR-it, sulmet e dhunshme ndaj gazetarëve nuk do të tolerohen. Një shoqëri demokratike dhe liberale nuk e toleron kulturën e dhunës”, tha kryeministri i Kosovës.

Sipas tij, Vuçiç është gati të humbasë edhe një luftë.

 “Aleksandar Vuçiç sot përfaqëson gatishmërinë e Serbisë për të humbur një luftë tjetër. Unë nuk jam për luftë. Unë jam kundër luftës. Unë jam socialdemokrat. Kam vuajtur në luftë, kam qenë në robëri për më shumë se dy vjet e gjysmë. Duket se ai ka vetëm kujtime të mira nga lufta dhe ndjenja të tilla, sepse ai atëherë ishte në pushtet si ministër i Millosheviçit, dhe për dallim nga sot, ai kishte pushtet pa obligime sepse Millosheviçi mbante të gjithë përgjegjësinë”, tha Kurti ndër të të tjera. /tesheshi.com/

Related Posts

Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

Rama dhe Erdogan, një “alo alo” një ditë para zjedhjeve
Politikë

Rama dhe Erdogan, një “alo alo” një ditë para zjedhjeve

11/05/2025
Next Post
Economist: A po e paguan Afrika çmimin e margjinalizimit në institucionet ndërkombëtare?

Ish-ushtari amerikan, 55 vjet burg për vrasjen e një muslimani

Treguesit impresionues të aeroportit të ri të Stambollit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni