Tiroli Jugor është i njohur për një nga atraksionet më të pazakonta turistike në Evropë – Liqeni Resia me një sahat-kullë mbi suprinën e ujit.
Eshtë një liqen ujëmbledhës në veri të Italisë i ndërtuar në vitin 1950.
Para ndërtimit të liqenit, në këtë zonë ishte një fshat, i cili u përmbyt nga uji. Ajo që ka mbetur nga fshati pas përmbytjes sot është një monument unik, më saktësisht kulla e kishës së fshatit që del jashtë liqenit. /tesheshi.com/