Një deklaratë kontraverse është bërë nga udhëheqësi i partisë së djathtë austriake, asaj të Lirisë së Austrisë (FPÖ), Norbert Hofer.
Duke folur gjatë protestave antiqeveritare, në Vjenë, ai kritikoi qeverinë federale dhe masat kundër pandemisë koronavirus. Por kulmi ishte deklaratë e cila tronditi publikun, veçanërisht komunitetin musliman në këtë vend, kur ai tha: “Unë nuk kam frikë nga koronavirusi. Ai nuk është i rrezikshëm. “Të dashurit e mi, Kurani është më i rrezikshëm se korona”.
Pasoi reagimi i mënjehershëm nga Ümit Vural, president i Bashkësisë Islame të Austrisë (IGGÖ), i cili quajti këtë deklaratë si provokim të rëndë më sfond urrejtjen fetare.
“Me këtë deklaratë, Norbert Hofer po fyen tërë popullatën muslimane. Ai padyshim nuk ka mësuar asgjë nga e kaluara dhe ndoshta do të dëshironte të hapte llogore të reja. Në një shoqëri të qytetëruar, fjalët e Hoferit do të pasoheshin nga një kërkimfalje “, tha Vural, duke i bërë thirrje Prokurorisë Publike të Vjenës që të kontrollojë se çfarë kishte thënë shefi i FPÖ. /tesheshi.com/