Prej vitesh është pretenduar se roboti i parë qe krijuar në vitin 1770 nga hungarezi Wolfgang von Kempelen.
Inteligjenca artificiale e atëhershme quhej “Turku”. Ajo ishte një pajisje mekanike e cila dukej se luante shah në pavarësi të plotë kundër një lojtari të vërtetë.
Ndër lojëtarët kundërshtarë kanë qenë edhe Benjamin Franklin si dhe Napoleon Bonaparte.
“Turku” nuk ishte gjë tjetër vetëm se një burrë turk me një turban (shall koke) i ulur poshtë tavolinës i cili mund të shikonte lëvizjet e kundërshtarit dhe të kundërpërgjigjej me një lëvizje të re me dorën e tij të djathtë.
Njerëzit asokohe u mahnitën. Mirëpo e gjitha qe vetëm një mashtrim. /tesheshi.com/