Kryeministrja lezbike e Serbisë, Ana Brnabiç tha se në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid gjatë luftës në vitin 1999.
Pohimi i saj qe një përgjigje ndaj pyetjes së gazetarit të Euroneës Albania-s, Bejnamin Arifi në Forumin e Prespës për Dialog.
“Në Kosovë dhe Metohi nuk ka ndodhur gjenocid. Nuk ka asnjë dënim apo rast që lidhet me këtë gjë. Territori i Kosovës dhe Metohisë deri sot është një prej territoreve postkonflikti me më së paku persona të kthyer nga gjithë zonat e pas luftës në botë”, ka thënë ajo, duke kthyer realietin kokëposhtë e pretenduar të kundërtën.
“Në vitin 2004 kishte një masakër. U rrënuan kisha e manastire, u vranë 8 serbë dhe janë dëbuar thuajse gjithë serbët nga territori i jugut të Ibrit, është bërë pastrim etnik i qyteteve. Prishtina, Gjilani, Gjakova dhe të tjerë”, tha Brnabiç, referuar ngjarjeve të atij viti, të cilat patën si shkak mbytjen e tre fëmijëve shqiptarë në Ibër, pasi serbët u lëshuan qentë. /tesheshi.com/