Vijojnë reagimet ndaj asaj që është konsideruar skandal; dhënia e Nobelit së Letërsisë për shkrimtarin austriak Peter Handke, i njohur si adhurues i Millosheviçit dhe politikave të tij në ish-Jugosllavi. Te ai veçohet sidomos mohimi i asaj çfarë ndodhi në Srebrenicë.
Pikërisht nga Bosnja, janë publikuar disa foto të tij nga një udhëtim në vendin e genocidit serb, të konsideruar si më të rëndin e pas-luftës së Dytë Botërore.
Handke vizitoi Srebrenicën një vit pas masakrës, pas së cilës shkroi një libër të diskutueshëm me përshtypjet e udhëtimit. /tesheshi.com/