Kreu i Partisë Social Demokrate të Gjermanisë (SPD), Norbert Walter-Borjans, akuzoi kancelaren Angela Merkel dhe ministrat nga Bashkimi i saj Demokristian (CDU) për keqmenaxhim të krizës së Corona-s.
Walter-Borjans i tha të përditshmes Augsburger Allgemeine se Gjermania ka një shefe qeverie i cili ka dështime të shumta në koordinimin e krizës.
Ai tha në lidhje me ministrat nga partneri i koalicionit të SPD se ata nuk po përmbushin detyrimet e tyre.
Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi anëtarët socialdemokratë të qeverisë, të tillë si Zëvendëskancelarin Olaf Scholz, për të cilin Walter-Borjans pretendon se po korrigjon të gjitha problemet.
“Sa më afër zgjedhjeve, aq më shumë ndihet se nuk është thjesht çështje dëshire, por edhe aftësie,” tha ai.
Ai tha se kontributi i anëtarëve të qeverisë nga radhët e CDU dhe një anëtari tjetër të koalicionit qeverisës, Unioni Social Kristian (CSU), është shumë prapa atyre nga radhët e SPD.
Walter-Borjans, mbi të gjitha, veçon ministrin e Ekonomisë Peter Altmaier dhe ministrin e Shëndetësisë Jens Spahn.
“Të dy, për ta thënë butë, kanë ende shumë hapësirë për të punuar,” nënvizoi ai. /tesheshi.com/