Dihet që do vijë një ditë që çdo gjë do t’i besohet kompjuterave dhe robotëve, mirëpo deri atëherë më mirë është t’i besojmë doktorit tonë të familjes.
Disa ekspertë kanë pohuar se doktorët gabojnë 10-15 përqind të rasteve kur bëhet fjalë për të gjetur diagnozat. Për të eleminuar këtë përqindje, ekspertët në fjalë sygjeruan që doktorët të përdorin kompjuterat dhe aplikacionet apo pajisje high-tech për të diagnostikuar pacientët e tyre.
Për të vërtetuar nëse kjo do të ishte një këshillë e mirë apo jo, kërkues nga Harvardi bënë një eksperiment të publikuar në revistën JAMA Internal Medicine. Studiuesit morën një numër prej 234 doktorësh kundrejt një numër prej 23 aplikacionesh të njohura që analizojnë simptomat. Të dyja grupeve ju kërkua që të diagnostikonin 45 raste sëmundjesh.
Përfundimi? Doktorët ja qëlluan diagnozës së saktë në 72 për qind të rasteve kundrejt 34 për qind të aplikacioneve. /tesheshi.com/