Hoze Murinjo nuk mund të rrijë dot pa vëmendje. Edhe kur punët i shkojnë “vaj” me Mancesterin e tij, The Special One, ka qejf të “grricet” pak me atë që po ndodh në futboll.
E duke i qëndruar deklarimeve të tij kundër shifrave të merkatos, portugezi është tallur me gazetarët, duke iu thënë se nëse do të ishte në merkato deri ditën e fundit të saj, do të vlente 1 paund më shumë se Neymar.
Kaq kanë dashur mediat britanike, për të gjetur titullin për lajmin e parë, e për të sjellë në vëmendje 222 milionët e tratativës Neymar.
Murinjo e bëri deklaratën në prag të një ndeshjeje bamirësie që do të luhet të shtunën, mes Miqve të Alan Shirer dhe Miqve të Ferdinand.
Portugezi do të jetë pjesë e ekipit Shirer dhe mund të zbresë në fushë si lojtar. Fondet e mbledhura, do të shkojnë në ndihmë të familjeve të përmbytura nga Uraganët në SHBA. /tesheshi.com/