Në Kukës u zhvillua Konferenca rajonale “Të rinjtë shqiptarë dhe serbë, së bashku për përfshirjen sociale”, raporton TCH.
Sipas asaj çfarë ka deklaruar ambasadori serb në Tiranë Miroljub Zariç, ky lloj organizimi është fryt i takimeve të kryeministrit Rama me presidentin Vuçiç.
“Është shumë e rëndësishme që të rinjtë nga Serbia dhe Shqipëria janë takuar, së pari në Serbi dhe tani në Shqipëri, e kanë vendosur miqësi të reja.
Jam i sigurtë se ata janë përfaqësues të një ure të re bashkëpunimi mes dy vendeve.
Një takim i tillë nuk mund të realizohej 5 vite më parë. Kjo klimë është krijuar falë dy kryeministrave Vuçiç dhe Rama”, tha diplomati serb. /tesheshi.com/