Eurodeputeti, Eduard Kukan, shpreh shqetësim që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ka marrë shumë kohë e kjo përbën rrezik për izolimin e kosovarëve.
Vonesat dhe izolimi sipas tij, nuk janë rruga e duhur për ta sjellë Kosovën më afër Bashkimit Europian. Këto komente ai i bëri në një intervistë me gazetën “Zëri” në Kosovë.
Eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan, shtet ky që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës ka qenë edhe ministër i Jashtëm i vendit të tij.
Ai thotë se kupton frustrimin e kosovarëve, të cilët përballen me regjimin e vizave të BE-së dhe, siç thotë ai, ekziston rrezik nga ky izolim. “Jam i shqetësuar që procesi i liberalizimit ka marrë kaq shumë kohë për Kosovën”, shprehet politikani sllovak, duke shtuar se megjithatë Kosova duhet të këmbëngulë në plotësimin e detyrave që shtrohen në rrugën e integrimit. /tesheshi.com/