Alternativa e parë që na vjen në mendje për të pastruar syzet është fundi i bluzës që kemi veshur. Kjo nuk është mënyra më e mirë pasi bluzat dhe veshjet tona marrin pluhur dhe ndoten nga ambienti ku ne jemi pjesë gjë që sjell dhe gërvishtjen e tyre.
Dr. Geist tregon se ka shumë nga ata që përdorin pështymën për të pastruar syzet ose thjeshtë ujë, mënyrë e cila nuk është aspak e sygjerueshme pasi nga kjo mënyrë pastrimi shkaktohen infeksione në sy, e njëjta gjë është edhe kur i pastrojmë me cepin e bluzës apo këmishës.
Nëse mendoni se nuk keni lekë mjaftueshëm për të blerë spërkatësin e posaçëm të syzeve mos u shqetësoni ne kemi një zgjidhje më të thjeshtë dhe shumë pak të kushtueshme.
Sapun, ujë i ngrohtë dhe një leckë e thatë dhe e pastër janë çdo gjë që duhet, mjafton që këtë proces ta kryeni çdo ditë. Mos u gënjeni nga përbërës aromatik apo uthull e limonë siç sugjerohet shpesh sepse ata janë shkaktarët kryesor të shkatërrimit të veshjeve të syzeve./tesheshi.com/