Nëse vini re shenja të kuqe në fytyrë, ato mund të shkaktohen si pasojë e mungesës së biotinës (vitaminës B që ndodhet tek veza me shumicë). Këto pjesë të kuqe përgjithësisht shfaqen në fytyrë apo në pjesën e kokës dhe shkaktojnë humbje ekstreme të flokëve.
Trajtime natyrale – Konsumoni ushqimet e mëposhtme për të eliminuar problemet
Bajame
Qumësht dhie
Karota
Kikirikë
Domate
Qepë
Avokado
Mashurka
Banane
Susam
Ka shumë arsye që shkaktojnë rënien e flokëve. Ky fenomen mund të shkaktohet si pasojë e një trajtimi mjekësor apo kirurgjie. Përgjithësisht efektet anësore të medikamenteve apo operacioneve shfaqen disa kohë pasi jeni kuruar. Flokët mund të bien edhe si pasojë e rritjes së nivelit të kortizolit apo hormoneve të tjera të lidhura me stresin.
Shkaktarë të tjerë të rënies së flokëve janë edhe:
Çrregullime të tiroides
Shtatzënia (3 muaj pasi keni lindur)
Konsumi i pilulave gjatë shtatzënisë që kanë lidhje me hormonet
Mjekime të përdorura për trajtimin e gjakrrjedhjes, hipertensionit, depresionit apo problemeve me zemrën
Përdorimi i kimikateve apo vajrave të flokut për ti bërë ato me onde
Stivime të ndryshme të flokëve
Faktorë trashëgimie
Puçrra të kuqe apo të bardha, të ngjashme me aknet, në pjesë të trupit
Nëse vini re puçrra të bardha apo të kuqe në pjesën e krahëve, në molëza apo në gushë, të cilat janë të ngjashme me aknet, me shumë mundësi mund të jenë shkaktuar si pasojë e ndryshimeve hormonale, apo mungesës së:
Vitaminës A
Vitaminës D
Acideve yndyrore
Trajtime natyrale – Konsumoni ushqimet e mëposhtme për të trajtuar këto probleme:
Gjalpë
Fara dhe lajthi
Përime ët gjelbra
Speca dhe karota (vitamina A)
Nënproduktet e qumështit./tesheshi.com/