Çfarë mund të ketë më mirë se një pije e ngrohtë kur nuk ndihemi mirë me shëndet? Në fakt, ndoshta nuk duhet ta pijmë.
Konsumi i pijeve shumë të ngrohta mund të provokojë kancerin e ezofagut. Ky është përfundimi i agjencisë ndërkombëtare për studimet mbi kancerin (IARC), shkruan “’Le Figaro”.
Sipas Christopher Wild, drejtor i IARC, kërkimet e realizuara “sugjerojnë se konsumi i pijeve të nxehta mund të shkaktojë kancerin e ezofagut dhe për këtë është më shumë përgjegjëse vetë temperatura e lartë sesa pijet”. /tesheshi.com/