Publikimi i screenshot-eve të mesazheve dhe imazheve të Snapchat-it pa lejen e personit që i ka publikuar fillimisht është e jashtëligjshme dhe quhet dhunim i copyrightit. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Kulturës i Britanisë, Ed Vaizey, i cili specifikon se kushdo që shpërndan mesazhe të të tjerëve mund të thirret në një gjyq.
Snapchati është një shërbim mesazhesh dhe një rrjet social. Karakteristika e tij kryesore është ajo e dërgimit të mesazheve dhe videove të cilat zhduken pas një periudhe kohore dhe që mund të shfaqen për rreth 10 sekonda. Është tërësisht e mundur që të ruhen mesazhet apo fotografitë nëpërmjet screenshoteve të bëra në telefon.
“Sipas ligjit për copyright në Mbretërinë e Bashkuar, është e jashtëligjshme që për një përdorues të Snapchat të shfaqen imazhe në publik pa lejen e pronarit të imazhit”, – ka paralajmëruar ministri. Ata që mund të dënohen do të përballen me një dënim maksimal prej 2 vitesh burg. /tesheshi.com/