Kuba ka dënuar administratën e presidentit amerikan Donald Trump për siç tha, “arrogancën dhe kalbjen e saj”, si reagim ky ndaj vendimit për të mos lejuar udhëtimin në SHBA të ish-presidentit Raul Castro.
“Ky është një veprim që nuk ka efekt praktik, por që ka për qëllim fyerjen e dinjitetit të Kubës dhe ndjenjave të popullit tonë”, tha ministri i Jashtëm Bruno Rodrigez në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara të enjten vendosën sanksione ndaj Raul Castros dhe fëmijëve të tij, si një ndëshkim për Kubën pas mbështetjes që kjo e fundit po i jep presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.
“Si Sekretari i parë i Forcave të Armatosura Kubane, Castro është përgjegjës për mbështetjen ndaj këtij vendi me regjimin e Maduros që ushtron pushtet përmes dhunës, frikësimit dhe shtypjes”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo në një deklaratë, duke përsëritur qëndrimin e Uashingtonit që Maduro nuk ishte presidenti legjitim i Venezuelës.
Pompeo pretendon se forcat kubane të sigurisë, në konsultim me ushtrinë dhe inteligjencën e Maduros, ishin të përfshirë në abuzime dhe abuzime të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë torturat.
Raul Castro është larguar si kryetar i shtetit, por prapë kryeson Partinë Komuniste në pushtet të Kubës. /tesheshi.com/