John Walters, me nga një gol në secilën pjesë i ka dhuruar fitoren dhe njëherësh kualifikimin vendit të tij, Irlandës, që eleminon nga gara Bosnjën me shifra të përgjithshme 3-1.
Dueli i parë i zhvilluar në Zenicë përfundoi me shifra të barabarta (1-1), ndërkohë Irlanda në ndeshjen e kthimit shfrytëzoi faktorin teren dhe, para publikut të saj kurorëzon lojën e mirë me dy gola të futbollistit Walters.
I pari vjen në minutën e 24-të, ndërkohë golin e dytë dhe atë final e realizon në minutën e 70-të, për të mbyllur gjithçka sa i përket kualifikimit.
Ndërsa Bosnja rrëzohet për të dytën herë në play off për t`u kualifikuar në garat e kampionatit europian, pas atij të vitit 2012, ku u eleminua nga Portugalia. /tesheshi.com/