Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kthimi i dytë i Eduart Selamit

by Te Sheshi
26/11/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Kthimi i dytë i Eduart Selamit

Atë që tha dje në Zërin e Amerikës, Eduart Selami e pati paralajmëruar pak javë më parë gjatë një fjalimi në një aktivitet të fondacionit Adenauer, por që media në përgjithësi nuk arriti ta kapë dhe ta raportojë si sinjal.

Ky pra është kthimi i dytë i Selamit, real, e jo virtual, si i pari, ai në prag të zgjedhjeve të 2013-ës, që më tepër se politik, u pa si një kthim pragmatik: pas afro 20 vitesh në Amerikë, atij i shkërmoqet jeta bashkëshortore dhe, me një mungesë mbrothësie ekonomike në jetën private, vendos të rikthehet në Shqipëri, aq më tepër me një status jo të vogël që vitet e Amerikës ia fashitën tërësisht, atë të politikanit aktiv, deputetit.

Pas largimit të tij nga Shqipëria në vitin 1995, Eduart Selami prodhoi një veneracion në radhët e një pjesë demokratësh, por dhe tek opinioni, si njeriu adapt për të qenë në krye të PD-së, si një politikan model, e që Shqipëria po vuante nga fakti që nuk e kishte.

Askush nuk merrej me atë se çfarë bënte ai në Amerikë, ç`stil jete kishte ndërtuar, dhe se a po e rrezatonte dhe atje intelektin e tij politik, kulturor dhe akademik.

Vetëm kur u kthye, si pasojë e shënjestrës mediatike në të cilën u vendos për shkak të pozicionimit të tij politik, u mor vesh që Selami në Amerikë kishte qenë një individ krejt i zakonshëm, “viktimë” e ligjësisë sociale “nga i pari i fshatit, në të fundin e qytetit”.

Dhe ajo që për 20 vite është përjetuar hera-herës në opinionin shqiptar, ku një kthim i mundshëm i tij shihej si “ardhje e Mesias”, ishte krejt diçka virtuale. Ai erdhi, u rehatua në karrigen e deputetit, e zgjidhi në këtë mënyrë dhe çështjen e një rroge në sapokthim, riformatoi dhe jetën private, duke u rimartuar dhe duke krijuar familje me simpatiken Ilva Tare, dhe kaq. Asnjë lloj risie tjetër me natyrë  politike, asnjë befasi. Prej më shumë se dy vjetësh është mes nesh, sikur nuk është.

Por kjo deri mbrëmjen e djeshme, ku Selami rikthehet realisht në politikë, duke ia nisur me partinë e tij. Se në fakt, si i tillë është parë, si njeriu më meritor për të qenë në krye të PD-së, hem për statusin e tij si një ndër themeluesit e krerët kryesorë të kësaj partie (dimensioni historik), hem si ish-oponent me Berishën (dimensioni politik), e hem si i panjollë korruptivisht (dimensioni etik).

Këtu ai bën diferencë të thellë me Bashën, i cili nuk posedon asnjë prej tre atributeve të mësipërme. Por që të dy bashkohen në një pikë: nuk u dihet e nuk u njihet ende asnjë aftësi specifike në shtetndërtim. Njëri është diplomuar për filozofi e tjetri për drejtësi, por që në fushat përkatëse nuk është se kanë lënë ndonjë gjurmë të dukshme për opinionin. Nuk kanë as ndonjë vepër të shkruar, si biçim studimi, që sido-sido do ishte një tregues për t`u marrë në konsideratë.

Pra, kanë hyrë në politikë pa asnjë “CV” të protagonizmit të fortë shoqëror, qoftë dhe profesional (Nano ekonomist, Berisha doktor me nam, Rama piktor e publicist).

Megjithatë, Selami ka dhe një avantazh tjetër karshi Bashës, por dhe karshi figurave të tjera kryesore të politikës: nuk ka asnjë akuzë që mund t`i rëndojë, asnjë cen në moralin politik, e nuk përçon atë ndjesinë negative të një grykësi. Pra, plotëson deri diku atë për të cilën janë të etur shqiptarët: udhëheqësin që dhe në qoftë i paaftë, të paktën është i ndershëm.

Ky është kthim i dytë i Eduart Selamit. I pari na rezultoi virtual, por a do jetë i dyti real? /tesheshi.com/

Related Posts

Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Rama dhe Erdogan, një “alo alo” një ditë para zjedhjeve
Politikë

Rama dhe Erdogan, një “alo alo” një ditë para zjedhjeve

11/05/2025
Next Post
Tmerri i Fierit: Fatmir Kajolli, dënohet edhe për krim elektoral

Tmerri i Fierit: Fatmir Kajolli, dënohet edhe për krim elektoral

Për t’u marrë shembull: gjen unazën 60 mijë eurosh në tokë, bën gjënë e duhur

Për t’u marrë shembull: gjen unazën 60 mijë eurosh në tokë, bën gjënë e duhur

Jahjaga i tregon Biden-it se si do zgjidhet kriza e Kosovës

Jahjaga i tregon Biden-it se si do zgjidhet kriza e Kosovës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

12/05/2025
Hamas, liri diplomatike një pengu amerikan

Hamas, liri diplomatike një pengu amerikan

12/05/2025
Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

12/05/2025
Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni