Një të riu me banim në Laprakë nuk i kishte shkuar ndër mend se do detyrohej që të vlerësonte efektivë policie me frazën e njohur të ministrit Tahiri “Bravo çuna!”
Në fakt, Xhevdet Spahiu ka zgjedhur të bëjë një ndërhyrje duke zgjedhur t’u thotë dy efektivëve me të cilët ka pozuar vetëm “Faleminderit çuna!”
Ka qenë një moment lumturie nga ana e tij kjo që e ka detyruar të riun që t’u shprehë mirënjohjen “çunave” të Saimir Tahirit, fakti që ata ia kanë kthyer makinën e vjedhur për 25 minuta nga njoftimi.
Ja dhe statusi i tij në fb:
“Sot ne mes te dites ne Laprake, me vodhen makinen. Jo me vone se 25 minuta pasi kan mar njoftimin, keta dy heronj arriten ta neutralizojne hajdutin dhe te me rikthenin makinen…
Nje falenderim te jashtezakonshem per keta policë te thjeshte…
Se kisha menduar qe do vinte dita te falenderoja edhe policine😜😜😜 FALEMINDERIT CUNA!!!”
Veç fatlumturisë së të riut, rasti shënon dhe një rekord në punën e policisë që arrin t’ia kthejë shtetasit makinën e vjedhur në pak kohë. Dhe kjo ndodh pikërisht në Kamëz. /tesheshi.com/