Ish-ylli francez Thierry Henry, u emërua trajner i ri i Monaco-s, ku në stolin e klubit nga Principata, sulmuesi i famshëm i Arsenalit do të zëvendësojë ekspertin portugez Leonardo Jardim, i cili u shkarkua dy ditë më parë.
Interesant është fakti që francezi 41-vjeçar e nis karrierën si trajner pikërisht në klubi ku ai nisi karrierën si futbollist.
“Me krenari dhe gëzim mund të njoftoj se kam pranuar pozicionin e trajnerit të Monaco-s. Jam i lumtur që refuzova disa oferta shumë tërheqëse muajt e fundit, sepse Monaco ka qenë gjithmonë në zemrën time. Në këtë klub të madh fillova karrierën e një futbollisti dhe fati më ktheu si trajner. Kjo më ngazëllon”, shkroi Henry në rrjete. /tesheshi.com/