Fluksi i sezonit në Shqipëri ka shënuar dhe një viktimë të huaj nga aksidentet. Një shtetase italiane ndërroi jetë teksa ishte pasagjere në motorin që drejtohej nga miku i saj. Ngjarja ndodhi në aksin Sarandë – Ksamil. Të dy po ecnin me një Piaggio, kur u përplasën nga një automjet.
“Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali”, u tha nga policia e Sarandës.
Siç mund të vihet re, çifti për koinçidencë ishte nga Genova, aty ku së fundi u regjistrua një prej tragjedive më të mëdha infrastrukturore, rrëzimi i urës “Morandi” me 41 viktima. /tesheshi.com/