Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka dhënë garanci si për turistët e huaj e si për ata vendas, se territori shqiptar do jetë më i sigurt pas asaj që ndodhi të premten në mbrëmje, ku u vra një çift turistësh çekë. Duke komentuar kapjen e autorit, Sokol Mjacaj, Çako tha se këtej e tutje, edhe përgjegjësia do jetë më e lartë për garantimin e sigurisë së turistëve. Ashtu sikurse ministri Tahiri, edhe kryepolici Çako kërkoi një hetim për vendimin gjygjësor që ka nxjerrë në liri vrasësin Mjacaj.