Qeveria e Zelandës së Re do të marrë në konsideratë heqjen e të gjitha masave për të luftuar COVID-19, përveç kontrolleve kufitare, pasi kryeministrja Jacinda Ardern tha se mbyllja në kohë, deri dhe e parakohshme, e kishte sjellë vendin një hap më afër eliminimit të virusit “përpara afatit”, raporton The Guardian.
“Ishte strategjia jonë për të vepruar me forcë dhe shumë herët,” tha Ardern pasi ekspertët njoftuan se nuk kishte raste të reja të infeksionit në Zelandën e Re për 11 ditë.
Supozohet se Zelanda e Re mund të heqë plotësisht masat e distancimit fizik qysh në javën e ardhshme.
Vetëm një rast është aktiv në këtë vend, dhe të dhënat e reja kanë çuar në faktin se nga të gjitha masat, vetëm kontrolli i rreptë kufitar do të mbetet. /tesheshi.com/