Kryeministri slloven Marjan Sharec, tha se situata aktuale në Evropë është e ngjashme me atë të para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, kur politikanët evropianë injoruan Hitleri, i cili më pas bëri gjëmën e madhe.
Për këtë, shefi i qeverisë së Lubljanës, iu referua ngritjes së populistëve në Europë, e apeloi se BE-ja duhet që me vendosmëri për të marrë vendime për t’iu përgjigjur sfidave të mëdha të kësaj kohe.
“Populistët në Evropë janë duke përparuar për shkak se partitë e moderuara nuk po janë të suksesshme dhe mjaft aktive në shprehjen e axhendës së tyre. Në qoftë se ne rrimë ulur dhe presim se çfarë do të ndodhë, atëherë, sigurisht, këta, populistët, do të marrin më shumë hapësirë politike”, ka thënë Sharec është në një bisedë me AP.
“Nëse Bashkimi Evropian shpërbëhet, atëherë ne të gjithë kemi dështuar. Është shumë e rëndë kjo, por e vërtetë”, tha Sharec. /tesheshi.com/